Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot në “News 24” se LSI do të marrë më shumë se 40 mandate deputetësh në zgjedhje. Ajo deklaroi edhe LSI mund të dalë edhe forcë e parë në zgjedhje duke marrë më shumë deputetë se Partia Socialiste.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar dhe deputeti i PS-së, Vladimir Kosta. Në një status në Facebook, Kosta shkruan jo pa ironi, se po ja tha mendja Ramës LSI, vështirë se LSI mund të dalë me vete…
“Është e sigurt Monika që fitoni, jo 40, mbi 40 fitoni ….! Mos e humbni këtë shans !!!! Se po ja dha mendja Ramës, vështirë të dilni më vete. Kujdes Monika!”,- shkruan Kosta në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post