Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka, Alqi Bllako, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, reagon pas padisë së LSI për inceneratorin e Fierit. Bllako është shprehur se ka pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve.
Deklarata e Bllakos:
“Jam njohur nëpërmjet medias me padinë e tretë apo të katërt për të njëjtën çështje, e cila rihidhet në treg me qëllimin e vetëm për të prodhuar zhurmë.
Pavarësisht pozicionit që kam mbajtur si Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit, ligji për koncesionet dhe partneritetin publik-privat i ka fare qartë të përcaktuara rolet dhe detyrat e çdo institucioni të përfshirë në proces apo titullar/anëtar të komisioneve përkatëse.
Duke shprehur besimin se kolegët e çdo institucioni kanë zbatuar rigorozisht ligjin, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kam patur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e këtyre koncesioneve direkt apo indirekt. Në çdo rast, ju përket vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo shkelje; dhe nëse po, cilët janë personat përgjegjës.
Sa i përket atyre që vazhdojnë të hedhin në treg akuza të tilla, mendoj se vetingu i politikanëve do t’i jepte njëherë e përgjithmonë fund kësaj tallje publike”, thekson ai.
Diskutime rreth kësaj post