Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ata thanë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 e gjithë LSI synon atë rezultat që Ilir Meta të jetë kryeministër i Shqipërisë.
“Nuk është diçka sekrete, por ne të gjithë synojmë që Meta të ketë shefi i qeverisë pas zgjedhjeve”, tha Mehmetaj e pyetur nga gazetari Qafoku.
Sipas saj, është bindje që LSI do rrisë në mënyrë të ndjeshme votat, rrjedhimisht kjo do të sjellë që Meta do jetë kryeministër.
Të dy nënkryetarët e rinj të LSI bën edhe analizën e puëns së qeverisë në këto tre vjet ku krahas vlerësimeve për disa reforma, adresuan edhe kritika për atë që ata e quajtën “do të donim një qeverisje më të mirë”.
Edhe më konkrete ishte Mehmetaj në fjalën e saj.
Sipas deputetes më të re në kuvend, pika më e dobët e kryeministrit Edi Rama është arsimi për të cilin sipas saj nuk janë mbajtur premtimet e bëra.
Po cila është arsyeja, ishte pyetja e gazetarit Qafoku dhe përgjigja e Mehmetajt ishte në formë batute:
“Rama ka vite që është larguar nga mësimdhënia dhe duke u larguar nga arsimi nuk ka si të jesh koherent me të”, tha Mehmetaj.
Diskutime rreth kësaj post