Ish-ministri Drejtësisë i LSI-së, Nasip Naço i është bashku Partisë Socialiste. Nga Berati, Naço ka pohuar largimin e tij nga LSI-ja.
Naço është shprehur se Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente dhe ka theksuar se në vazhdim ai do të jetë pjesë e së majtës progresive. “Të ardhmen e shoh te PS”, ka thënë ish-ministri.
“Sot në këtë ditë të shpreh qëndrimin tim që do të vazhdoj të jem në krah të të majtës progresiste. Berati e Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike.
Kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI. Kontributi ka qenë modest por përkushtimi ka qenë tepër i madh për të ecur përpara. Sot jam me zotin Klosi dhe do të jem në të ardhmen me zotin Klosi.
Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike e njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër por të përfaqësojë një pjesë të elektoratit në qarkun Beratit i cili është i papërfaqësuar dhe që kërkon që votat të shkojnë me të majtën progresiste“, – u shpreh Nasip Naço krah ministrit socialist Blendi Klosi.
Diskutime rreth kësaj post