Gazetari Bledian Koka mendon se Lulzim Basha po e sulmon LSI-në për të shpërqendruar vëmendjen ndaj zhvillimeve brenda PD-së. Sipas tij, Basha po sulmon LSI-në dhe këdo që i del kundër.
“Duhet një vetëpërmbajte, se nuk është kjo gjëja e konfliktit me LSI kryesorja. Kryefjala duhet të ishte bashkimi i të gjithë fuqive opozitare kundër Ramës. Do të doja që LSI e PD të përfaqësonte fermerët e Lushnjës që janë në pikë të hallit. Nuk jam partizan i artikulimit të fortë. Nuk ishte LSI që e nisi këtë, provokimi i zoti Bardhi ishte i ashpër, ashtu edhe gjuha e ashpër nuk duhet të ishte”, tha Koka.
Diskutime rreth kësaj post