Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përjashtuar këtë të hënë nga radhët e tij deputetin Përparim Spahiu.
Përjashtimi i Spahiut mësohet se ka ardhur për shkak të qëndrimit të tij tij lidhur me reformën në drejtësi.
Duke folur pas mbledhjes së grupit, nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka sqaruar se, vendimi është marrë për shkak se Spahiu ka devijuar nga qëndrimi tërësor i grupit parlamentar.
“Grupi parlamentar vendosi përjashtimin e Përparim Spahiut nga LSI për shkak të qëndrimeve personale të përsëritura, që nuk kanë qenë në pajtim me vendimet e kryesisë dhe grupit të LSI. Qëndrimi më i fundit personal i zotit Spahiu, që lidhet me reformën në drejtësi, u vlerësua i gabuar e i nxituar, në kundërshtim me qëndrimet parimore të LSI për reformën në drejtësi”, ka thënë Vasili.
Ai ka shtuar se, “LSI do të vijojë në mënyrë konseguente të punojë për miratimin e reformës, me transparencë dhe konstruktivitet, sipas standardeve të Venecias, larg emocioneve apo qëndrimeve dritëshkurtra partiake”.
Ndërkohë, pak pas vendimit të grupit për të përjashtuar, deputeti Përparim Spahiu ka reaguar përmes rrjeteve sociale ku ka shprehu besnikërinë për LSI-në, megjithëse nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar.
“Pavarësisht vendimit të grupit, vota ime ka qenë dhe do të jetë e LSI-së”, shkruan ai në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post