Një tjetër goditje vjen për PS nga LSI vetëm një ditë pasi Ilir Meta kërkoi krijimin e një “qeverie besimi” për të garantuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.
Këshilli bashkiak në Durrës rrëzoi kërkesën e Ujësjellës Kanalizimeve për të futur në rendin e ditës skemën për rritjen me 20 % te çmimit të ujit të pijshëm.
LSI bashkoi votat me PD duke e bllokuar tentativën e ndërmarrjes që kontrollohet nga bashkia. PS votoi pro.
Debate pati edhe për “Velierën”, në të cilën u përfshi edhe kryebashkaku Vangjush Dako.
Armand Teliti: Dy këmbët e objektit Veliera i kishte në zonën A.
Vangjush Dako: Po këmbën e tretë?
Armand Teliti: Qartësisht që aty do të gërmohej dhe do të bëheshin punime nëntokësore. Çfarë tregon që kjo është bërë me dashje, me koshiencë të plotë ose nga injoranca e thellë.
Vangjush Dako: I kemi dhënë zgjidhje të dytë nëpërmjet konstruktorëve për vendosjen e këmbëve të Velierës. Ata janë duke e studiuar, nuk na kanë dhënë ende përgjigje. Ne presim përgjigjen e tyre.
Diskutime rreth kësaj post