Një aksident me një të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të fshatit Lumalas në aksin Korçë-Pogradec.
Sipas informacioneve nga policia një mjet tip Benz ka përplasur një këmbësore e cila aktualisht është transportuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas birimeve spitalore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:55, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post