Siç është bërë traditë vitet e fundit, edhe ky “Festival i Këngës” u shoqërua e mjaft zhurmë e deklarata. Por vëmendje të madhe mori rikthimi i këngëtares Elsa Lila në skenën shqiptare pas bujës së madhe që bëri arrestimi i sa në Itali.
Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës kënduan në duete me artistë të tjerë të njohur. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin”, fituese e çimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996. Elsa Lila e këndoi këngën e saj në një duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.
Ky i fundit u shpreh i revoltuar për versionin e ri të këngës të kënduar në festival nga Elsa Lila dhe Capital T. Pas një ankese që kompozitori bëri, kënga u fshi nga faqja zyrtare në YouTube e “Festivalit të Këngës.” Mirëpo “kush duron fiton!”
Është pikërisht kjo mënyra se si Elsa Lila duket se i është përgjigjur Valentin Veizit, duke lajmëruar gjithashtu se “Pyes Lotin” e kënduar nga ajo dhe Capital T, është rikthyer sërish në YouTube.
Elsa Lila fitoi çmimin e jurisë duke fituar Festivalin e Këngës, por çmimin e publiku e mori Albina Kelmendi e cila do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023.
Diskutime rreth kësaj post