Lëvizja Rinore për Integrim është mbledhur sot në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” aktivitet ku s’ka munguar një surprizë e bukur për Monika Kryemadhin.
Të rinjtë e LSI përmes këngës “Shumë urime për ty”, i kanë uruar ditëlindjen deputetes ndërsa njëzëri brohorisnin “ Mona, Mona je e jona”.
Kryemadhi është emocionuar nga kjo surprizë duke e konsideruar këtë moment që e la pa fjalë si një nga ditëlindjet më të bukura. “Profesionin e kam llafazane, po tani s’kam asnjë fjalë ça të them.
Një urim shumë i bukur. Një nga ditëlindjet e mia më të bukura edhe më të mëdha por sigurisht edhe detyrimi dhe angazhimi im do të jetë edhe më i madh, po lumturia më e madhe është kur shikoj ju”, u shpreh Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post