Lotaria amerikane nis më 4 tetor, ja të rejat që duhet t’i dini
Për të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e llotarisë amerikane për vitin 2018, nëse përdorni foto ku mund të keni dalë me syze, sistemi do tju skualifikojë automatikisht.
Kjo bëhet e ditur nga faqja zyrtare e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, qe thekson se nese përdoret syze ne foton për aplikimin në llotari, atëhere skualifikimi bëhet automatikisht.
Në lidhje me datën e nisjes së llotarise, behet e ditur se regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë.
Regjistrimet për Lotarinë DV-2018: Lajm i mirë! Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar. Lexoni këtu më shumë:https://tirana.usembassy.gov/dv.html. MOS përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Jumund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe, nenvizohet në faqen e ambasades amerikane ne Tirane.
Diskutime rreth kësaj post