Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë një njoftim të rëndësishëm sa i përket Lotarisë Amerikane.
“A e dinit se përzgjedhja për Lotarinë Amerikane bëhet në Shtetet e Bashkuara dhe është krejtësisht e rastësishme? Kjo do të thotë se askush në Shqipëri nuk mund t’ju garantojë juve se do të përzgjidheni për këtë program. Kujdes nga mashtrimet! Aplikimi për Lotarinë Amerikane është pa pagesë.
Për më shumë informacion, mund të klikoni këtu: https://al.usembassy.gov/…/…/diversity-visa/beware-of-scams/.
Dhe përgjatë javës, ju lutemi mos hezitoni të na dërgoni të gjitha pyetjet që keni mbi Programin e Lotarisë Amerikane (Vizave të Shumëllojshmërisë)!” njofton ambasada në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post