Vllaznia nuk ia ka dalë të qëndrojë në Kategorinë Superiore. Shkodranët bien në një kategori më poshtë. Fitorja 5 – 1 në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Skënderbeut është bërë e pavlefshme për shkak se Kamza triumfoi 0 – 1 ndaj Partizanit.
Golat e fitores për kuqeblutë u shënuan nga Sukaj dhe Kalaja në pjesën e parë. Ndërkohë, në të dytën shënuan edhe Çinari ( dopietë ) dhe Malota, kurse për korçarët golin e vetëm e shënoi Gripshi. Por, duhet theksuar se kjo është fitorja më e hidhur për kuqeblutë, pasi sjell eleminimin nga Superiorja.
Ndërkohë, goli i Rezit bëri që Kamza të qëndrojë mes më të mirave të Superligës. Kësisoj, mbyllet edhe ky sezon futbollistik me Vllazninë dhe Lushnjën që bien një kategori më poshtë, ndërsa Skënderbeu shpallet kampion.
Vllaznia bie nga kategoria on Vidnews.
Diskutime rreth kësaj post