Skuadra e Jose Mourinho triumfoi me rezultatin 1-0 kundër Feyenoord dhe heroi ishte Nicolo Zaniolo dhe fitoi për herë të parë një trofe botëror. Në histori edhe Jose Mourinho, i cili pas Champions dhe Europa League triumfoi edhe në Conference League, duke u bërë i vetmi trajner që i ka të tria këto kompeticione.
Kapiteni legjendar i Shqipërisë Lorik Cana u ka dorëzuar lojtarëve të Romës trofeun e Conference League, e cila u zhvillua mbrëmjen e sotme në “Air Albania Stadium”.
Ndërkohë që Marash Kumbulla mbrojtësi shqiptar i Romës edhe pse nuk mundi të luajë, në fund të ndeshjes ka bërë krenar gjithë shqiptarët pasi është ngjitur në podium me flamurin kuq e zi.
Roma fitoi në ndeshjen finale përballë Feyenoord me rezultatin 1-0, gol i shënuar që në minutën e 32-të të pjesës së parë.
Kujtojmë që ky është edicioni i parë i Conference League.
Diskutime rreth kësaj post