Tashmë kemi mësuar shumë sekrete për jetën private të personazheve publikë që nga momenti kur Instagram lançoi opsionin e fundit “Ask a question.” Herë pas here personazhet zgjedhin t’u përgjigjen pyetjeve të ndjekësve,për gjëra që nuk i dinim më përpara.
Lori Hoxha ka bërë një seancë pyetje-përgjigje dje në Instagram, ku zbuloi disa të reja për veten. E pyetur nga një ndjekës nëse ka kriza paniku dhe ankth, e si i përballon, Lori përgjigjet që vuan nga ky problem prej kohësh dhe një ditë do të bëjë një video në Youtube për të ndërgjegjësuar shqiptarët, sepse shëndeti mendor është i rëndësishëm. Ajo shprehet se merr ndihmën që i nevojitet gjithmonë, pa përmendur detaje për natyrën e ndihmës.
Ndër të tjera, për të përgënjeshtruar lajmin e fejesës, Lori tha se nuk është fejuar dhe s’ka ndërmend të martohet tani afër.
“Nëse do të ndodhë, ose do të ulërij që ta marri vesh bota, ose nuk do e merrni vesh kurrë. Asgjë spekulative,” ka thënë Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post