Në rrjet prej kohësh po përflitet emri i Lorencit, Kristit dhe Keisit së bashku, ku që prej hyrjes së këngëtarit në “BBV” në rrjet qarkulloi lajmi se Lorenci në fakt ishte ish-i i Keisit.
Teksa ndjekësit prej kohësh e kanë parashikuar një trekëndësh, kjo gjë u diskutua edhe në Prime, Lorenci pranoi për herë të parë se ka patur një histori me Keisin, për të cilën nuk dha detaje.
Megjithatë, ai e bëri të qartë që mes tyre ka patur një lidhje dhe kjo deklaratë e habiti jo pak Keisin.
Kjo e fundit preferoi të mos flasë duke i qëndruar të njëjtave gjëra që tha Lorenci, ndërsa shtoi se ishte habitur nga ky i fundit.
Lorenci: “Unë me Keisin kemi dalë, në fillim në shoqëri. Arsyen pse jemi shkëputur e dimë vetëm unë dhe Keisi. E respektoj deri në fund. Këtë gjë e dinë edhe jashtë, njerëzit që na njohin. Nuk doja ta bëja të madhe, nuk doja që kjo histori të dilte dhe e kam kërkuar që të mos dalë. Nuk mendoj se kam ndikuar në krisjen e marrëdhënies së Keisit me Kristin. Unë e Keisi kemi një raport shoqëror, asgjë më shumë”.
Kristi: “Unë kam respekt për Keisin dhe ka të drejtën të shkojë pas marrëdhënieve që do. Kemi mbyllur ça kishim. Lorenci më duket garip dhe i lezetshëm. Nuk kam asnjë hatërmbetje. Kemi mbyllur çdo gjë me dinjitet”.
Keisi: “Unë nuk e dija që Lorenci ka folur për atë që kemi pasur. Pyetja ime është Lorenci pse ka folur”.
Arbër: “Më duket gjest i ulët që këtë gjë e thua në dhomën e rrëfimit. Mendoj që kjo është ajo që ke dashur, e ke bërë me qëllim, tani që po flasim ti po merr kohë në Prime, që për mua është gjithashtu një nga arsyet pse e ke thënë. Këtë gjë mund ta diskutoje edhe me Keisin, mund ta merrje te dhoma e rrëfimit”.
Lorenci: “E kam bërë sepse e para e dinin edhe njerëz të tjerë nga jashtë, e dyta sepse nuk doja që batutat që kam bërë me Keisin të konsiderohen si informacione nga jashtë”.
Teksa kohë më parë, Sabjani akuzoi mediat se po përfitonin nga situata, duke sajuar një lidhje mes tyre mbrëmjen e djeshme në një story në “Instagram”. ai i ka kërkuar Kejsit të dalë nga aty pasi “Bespremat” duan tv përfitojnë prej saj.
“Princesha babos, jashtë nga ajo shtëpi se besëpremat duan të marrin vëmendje prej teje. Kësaj rradhe nuk futem më aty, të pres jashtë. Të tërheq veshin gjithsesi, je gjëja më e shtrenjtë e babos”, shkroi ai.
Diskutime rreth kësaj post