Analisti Lorenc Vangjeli ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për çështjen e Evi Kokalarit dhe Belind Këlliçit ku tha se Kokalarit do t’i duhet shumë fat apo drejtësia e vjetër që të dalë ‘pa u lagur’ nga kjo histori.
“Disa ditë më parë, doli në media padia me qindra faqe që zoti Këlliçi ka bërë ndaj zonjës Kokalari. Unë i uroj shumë fat e shëndet avokatëve të zonjës Kokalari. Juristët e njohur të konsultuar me kërkesën tonë na kanë vënë në dijeni se zonjës do t’i duhet shumë, shumë fat, ose ajo drejtësia e vjetër që të shpëtojë nga kjo padi. Shpifjet e bëra ndaj zotit Këlliçi mund të shkojnë edhe në një gjykatë amerikane. Juristët më të njohur në vend që unë kontaktova, do ta merrnin me shumë qejf këtë çështje kundër zonjës” – tha Lorenc Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post