Analisti Lorenc Vangjeli në një analizë të tij lidhur me aksionin opozitar, është shprehur se mënyra e vetme që ata të ringrihen dhe të kenë produkt, arrihet përmes harmonisë së palëve.
Ai gjithashtu krahasoi funksionimin e PD-së me makinën.
“Të kesh sukses në aksione opozitare, ngjan njëlloj si me funksionimin e makinës. Nëse makina ka katër goma, ku vetëm njëra është gomë biçiklete, ajo nuk funksionon.”-u shpreh ai.
Sakaq përmes ironisë së tij, Vangjeli cilësoi si dy më të suksesshmit e opozitës, deputetin Gazmend Bardhi dhe deputeten Ina Zhupa, të cilët sipas tij kanë pasur “produkt” në aksionin e tyre.
“Ka diçka tjetër që bashkon aksionin opozitar, më tepër se kjo lojë dame. Të vetmit që kanë aksion opozitarë me produkt. Do të identifikoj dy personazhe në këtë çështje, të cilët kanë bërë aksione të vërteta rezultate. Zoti Bardhi ka ekzekutuar nja 4-5 kryetarë bashkie, disa deputetë kanë dorëzuar mendatin e tyre si deputetë, falë punës së tij. Ndërsa Ina Zhupa është iniciatore e një sërë aksionesh, jo të gjitha janë siç thotë zonja, por si tentativë përballë gurguylesë dhe hashures që duan të gatuajnë të gjithë, sërish këto janë akte konkrete.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post