“Lonely Planet” i ka kushtuar një artikul Shqipërisë, ku propozon disa nga destinacionet më të bukura për t’u vizituar. Prestigjiozja e udhëtimeve shkruan se Shqipëria po bëhet ngadalë xhevahiri i Ballkanit për shkak të ujërave të kristalta, maleve mbresëlënëse dhe mundësive për të gjithë llojet e udhëtarëve.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook, shkruan se ky është një super promovim teksa pritet të hyjmë në vitin 2024.
“Nga Thethi në Dhërmi, nga Shkodra në Gjirokastër, prestigjiozja e udhëtimeve”Lonely Planet” propozon 9 destinacione mes perlave pafund të turizmit shqiptar, një super promovim në vigjilje të 2024-ës.
“Ejani me mendje të hapur, me një plan të qartë dhe bëhuni gati për t’u zhytur brenda një kulture të pasur si asnjë tjetër në Evropë”, është ftesa e revistës së njohur për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post