Londinezët janë tronditur mesditën e sotme nga një sulm me makinë. Mësohet se një makinë ka përplasur disa persona pranë Muzeut Kombëtar. Nga sulmi raportohet për disa persona të plagosur, ndërsa forcat e sigurisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ata kanë arrestuar drejtuesin e automjetit, ndërsa vijojnë hetimet mbi incidentin, për të zbuluar nëse ka të bëjë me një sulm terrorist. Kohët e fundit, Londra ka qenë në qendër të terroristëve, ku është tronditur disa herë nga sulmet, ku i fundit ishte më pak se një muaj më parë në një metro, ku mbetën disa të plagosur.
Diskutime rreth kësaj post