Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku është ndalur në vendin e nëntë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Sadiku u mund nga kolumbiania, Valdes Pana, në kategorinë për femra deri në 60 kg.
“Donjeta dha maksimumin e saj, por që nuk mjaftoi për t’iu ngritur dora lartë në këtë event të rëndësishëm”, shkruhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. Sadiku e kishte fituar ndeshjen e parë, duke e mposhtur Thanaya Somnuek të Tajlandës.
Kjo ishte paraqitja e dytë e 25-vjeçares nga Prishtina në Lojëra Olimpike, pas debutimit me ftesë në Tokio 2020, kur kishte humbur qysh në luftën e parë.
Diskutime rreth kësaj post