Prej 24 orëve në mediat shqiptare ka inflirtuar një ‘fake-news’ me burim një portal fantazmë grek, ku jepen emra gazetarësh dhe mediash shqiptare, të cilat janë paguar nga fondi sekret i ministrisë së Jashtme greke, për të përpunuar opinionin publik shqiptarë në favor të Greqisë.
Një nga emrat e kësaj liste ishte, edhe ai i gazetares së njohur Eni Vasili. Duket se gazetarja pas këtij lajmi të rremë, po punon për ti nxjerrë kokën këtij konspiracioni me qitje të largët, gjurmët e të cilit të çojnë nga Athina zyrtare në Tiranën zyrtare.
Në një shkëmbim mesazhesh në faqen e saj në rrjetet sociale me ndjekësit, ‘papritur’ ndërhyn edhe Endri Fuga, i cili shkruan: ‘Ndaj shpifja duhet luftuar’.
Kaq ka mjaftua që gazetarja e përlyer në këtë lojë antishqiptare, (e cila duket se po investigon, se kush qëndron prapa saj në Tiranë) të shpërthejë ndaj Fugës.
‘Endri Fuga, aaa u dekonspirove dmth. Paskan qene shpifje të ulëta me qëllim për t’ju larguar të vërtetës dhe emrave realë në këtë listë’, i shkruan gazetarja Vasili, shefit të propagandës së Rilindjes, i cili fut hundët në çdo projekt të dyshimtë piari; këtu e jashtë Shqipërisë.
Gjithashtu Eni Vasili i premton Fugës, se do ti shkojë deri në fund kësaj historie duke investiguar dhe nxjerrë të vërtetën e burimit të këtyre listave.
Pas kësaj Endri Fuga ‘e qepi gojën’, për ta hapur sërish afër mesnatës për të sulmuar gazetaren Eni Vasili, si ‘ e squllët’ meqenëse kishte lejuar në emisionin e saj, Sali Berishën, që të thoshte disa të vërteta ulëritëse për lidhjet e Rilindjes me krimin e organizuar.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post