Mbrëmë Vëllai i Madh u dha një sfidë Ilnisa Agollit, Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos, të cilët vijojnë të jenë në dhomën e bardhë.
Detyra e tyre ishte që dhomën ku po qëndrojnë t’a transformonin përmes letrave me ngjyra të ndryshme.
Menjëherë të tre banorët e skualifikuar nga “Big Brother VIP3” nisën me ngjitjen e letrave në mur. Secili prej tyre bëri diçka apo dha një mesazh.
“Loar të dua” , shkroi me letrat me ngjyrë Meritoni, duke kujtuar kështu djalin e tij.
Kujtojmë se moderatori nga Kosova ka treguar për herë të parë në “Big Brother VIP3” se i biri është me autizëm. Madje ai ka shtuar se kauza e tij në këtë reality show është pikërisht kjo temë.
Diskutime rreth kësaj post