Llogaria “GoFoundMe” e hapur për Luiz Ejllin, ka bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit. Pasi takoi këngëtarin “Prime-n” e së shtunës (18 mars), kunati Sokol Tahiri njoftoi në rrjetet sociale një llogari për mbledhje të ardhurash në emër të Luizit.
Sipas kunatit të Luizit, kjo ishte vetëm një plotësim dëshire i dashamirësve të banorit të “BBV”, të cilët dëshirojnë të kontribojnë me vlera monetare për të. Mirëpo transparenca pas këtij veprimi mungonte.
Në lidhje me këtë ngjarje publiku u nda në dy pjesë: Ata që mendojnë se kjo llogari është hapur me qëllimin për të bërë mirë, ndërsa pjesa tjetër që dyshon për përfitim nga ana e familjarëve dhe nuk i pëlqen aspak mungesa e transparencës.
Në lidhje me “GoFoundMe” në emër të Luizit, ka reaguar së fundmi faqja zyrtare e Instagramit të tij, e cila i qëndron asaj që tha më herët Sokoli, që janë “shtyrë” nga fansat për ta hapur këtë llogari.
“GoFound Me” është një platformë amerikane dhe është platforma më trasparente e mbledhjes së fondeve për çdo nvojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj Familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje për fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë”,-shkruhet në postimin ne faqen zyrtare të Luiz Ejllit në Instagram.
Diskutime rreth kësaj post