Kryeministri Edi Rama konfirmoi të hënën se Sandër Lleshi do të drejtojë Ministrinë e Brendshme nga posti i zv/ministrit, por paralajmëroi se “nuk mbaron me kaq”.
Kreu i ekzekutivit nuk dha detaje të tjera, por u mjaftua vetëm me një postim në rrjetet sociale ku tha se për më shumë do të flasë nesër në Kuvend.
“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, shkroi Rama në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post