Targat e makinave në Shqipëri shumë shpejt do të jenë teknologjike. Planin e zbuloi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë emisionit “Kapital”.
Lleshaj tha se për të shmangur përdorimin e makinave në kryerjen e krimeve në vend, mjeteve do t’u instalohen targa me çip që nuk hiqen dot. Sipas tij, diçka e tillë momentalisht po pilotohet në Tiranë dhe Durrës.
“Këtë vit duam të fusim targat inteligjente, targa teknologjike që nuk mund të hiqen, po fillojmë të pilotojmë një teknologji që bazohet në targat me çip, me 3 targa, dy jashtë dhe një brenda që edhe nëse hiqen targat brneda, kjo brenda nuk mund të hiqet kurrë. Kjo parandalon këmbimin apo ndërrimin e targave. Do të ketë një sensor që nëse do të ketë një rast të tillë të alertohet. Në Tiranë dhe Durrës po pilotohet kjo me qëllim që ta heqim mundësinë e përdorimit të mjeteve të vjedhura për kryerjen e krimeve. Në krimet e kësaj natyre në Shqipëri janë përdoryr mjete që vidhen apo ndërrohen targa dhe digjen.”
Diskutime rreth kësaj post