Çështja e të drejtave të minoritetit ka qenë përherë objekt diskutimi në Shqipëri, nga njëra minoritetet që vazhdimisht kërkonin njohjen e gjuhës së tyre dhe nga ana tjetër shteti shqiptar i cili nuk e pranonte këtë kërkesë.
Tashmë me sa duket kërkesa e tyre duket se do të plotësohet, pasi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka propozuar që në zonat ku minoritetet përbëjnë 20 % të popullsisë të lejohet përdorimi i gjuhë së tyre.
Sipas draftit, gjuha e minoriteteve do të përdoret në zyrat e pushtetit vendor dhe tabelat për emërimin e njësisë administrative.
“Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullisisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre”, – thuhet në pikën 1 të draftit.
Diskutime rreth kësaj post