Adriatik Llalla është i pari person që prej vitit 2008 per te cilin departamenti i shtetit te shteteve te bashkuara te amerikes e deklaron publikisht ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara. Ky fakt del nga një korrespondencë e Top Channel me departamentin amerikan të shtetit. Sekretari Rex Tillerson e ndërmori këtë hap të pazakontë, sipas të drejtës që i njeh ligji për t’u ndaluar hyrjen në territorin amerikan personave të përfshirë në raste të mëdha korrupsioni.
Pas këtij lajmi Top Channel iu drejtua Departamentit të Shtetit për më shumë informacion dhe me pyetjen specifike nëse kishte ndalime për persona të tjerë nga Shqipëria.
Përgjigjja zyrtare nga Departamenti i Shtetit për Top Channel është kjo: “Seksioni 7031 pika C përfshin një dispozitë që kërkon që Departamenti i Shtetit ta përcaktojë publikisht apo privatisht individin si subjekt të ligjit. Kjo e drejtë është në fuqi që prej vitit 2008 dhe ky është rasti i parë i përcaktimit publik të një individi të klasifikuar sipas seksionit 7031 pika C.”
Pra zoti Llalla është i pari person që prej vitit 2008 të cilit ndalimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara i bëhet në mënyrë publike. Që prej vitit 2008 mund të ketë pasur plot individë të cilëve mund t’u jetë ndaluar hyrja në territorin amerikan pas informacioneve për korrupsion apo shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Por askush që prej asaj periudhe nuk është përcaktuar publikisht si subjekt i ligjit prej sekretarit të shtetit siç ndodhi me zotin Llalla.
Por zoti Llalla nuk ishte i vetmi. Ky ndalim iu komunikua publikisht edhe familjarëve në moshë madhore, bashkëshortes Ardjana Llalla, vajzës Eni Llalla dhe fëmijës tjetër të zotit Llalla. Sigurisht, personat e tjerë të familja përjashtohet nga e drejta për të hyrë në territorin amerikan për shkak të lidhjes së tyre me ish-Prokurorin e Përgjithshëm.
Kur ishte ende kryetar i organit të akuzës ambasada amerikane në Tiranë i anuloi Llallës vizën diplomatike, një veprim ky të cilin të cilin ish-kryeprokurori e priti me indinjatë. Por ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu e bëri të qartë pak ditë më parë se historinë e ish-kryeprokurorit nuk do ta mbylle as kërkesa e tij për të mos qenë më pjesë e sistemit të drejtësisë, duke mos iu nënshtruar kështu vetingut. Me këtë ndëshkim unik, amerikanët bënë vetingun e tyre.
Diskutime rreth kësaj post