Liverpooli ka triumfuar në super sfidën e parë të fazës gjysmëfinale të kompeticionit të “Uefa Champions League” duke mposhtur në “Anfield Road” skuadrën e Romës.
Një fitore spektakolare e “The Reds” të cilët me këtë sukses kanë hedhur një hap të sigurtë për tu kualifikuar për në finalen e madhe të këtij kompeticionit që do të luhet në Kiev.
Liverpooli shkatërroi në mbrëmjen e sotme vedhekuqtë me rezultatin e thellë 5-2, duke zhvilluar një 90 minutësh spektakolar ku e dominoi totalisht Romën që nuk arriti dot të bënte asgjë në këtë takim përballë një kundërshtari që ishte në një formë të frikshme.
Heroi i vendasve ishte padyshim ylli egjiptian Mohamed Salah që shënoi dy gola dhe dhuroi dy asis duke qenë njeriu i ndeshjes që i hapi rrugën suksesit të ekipit të tij në këtë duel.
“Faraoni” hapi serinë e golave në minutën e 36-të të takimit me anë të një super goli nga distanca që ngriti në festë tifozerinë e tij.
Gëzimi i vendasve nuk do të ndalej pasi në të 45-tën Salah dyfishon rezultatin ku i vetëm përballë Alision e dërgon mjeshtërisht topin në fund të kuadratit duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.
Pjesa e dytë do të ishte po aq spektakolare sa e para për Liverpoolin, që shënoi që në minutën e 56-të me anë të Mane që përfitoi nga një asis i Salah dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Goleada e “The Reds” do të vijonte dhe në minutën e 61-të dhe të 69-të dhe këtë rradhë protagonist i dy golave ishte Firmino që shënoi dhe ai një dopietë.
Ndërkohë, Roma u “zgjua” në minutat e fundit të ndeshjes duke shënuar dy gola të shpejtë.
I pari që shënoi për verdhekuqtë ishte sulmuesi Edin Dzeko që mposhti portierin kundërshtar Karius në minutën e 81-të.
Ky gol i dha zemër Romës që shënoi dhe golin e dytë në minutën e 85-të me anë të Perrotit që goditi saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit duke vulosur shifrat në 5-2.
Një fitore spektakolare dhe mëse e merituar për skuadrën e drejtuar nga strategu gjerman Jurgen Kloop që tashmë është vetëm një hap larg kualifikimit për në finalen e madhe pasi shanset e Romës janë pothuajse të shuara.
Diskutime rreth kësaj post