Ndërkohë që mediat kanë publikuar një “listë të zezë” të LSI-së me të arrestuar apo me dosje në SPAK, ish-deputetja Erisa Xhixho, shprehet se ato kanë të drejtën për të kandiduar më pas drejtësia do të flasë.
E ftuar në “Studio Live”, Xhixho tha se ato janë njerëz me shumë vlera, të cilët e kanë kaluar “Vettingun” e partisë.
“Është një listë që ka kaluar edhe Vettingu në parti, nga Komisioni i drejtuar nga Klajda Gjosha, gjithë skuadra e LSI në të gjithë Shqipërisë është një skuadër vlerash dhe njerëz që do të sjellin goxha risi për të përfaqësuar jo vetëm komunitetet, por për t’i kthyer integritetin. Përtej propagandës, drejtësia duhet të veprojë me vendimet e saj, nuk kemi vendime për asnjë personat që janë cituar dhe janë njerëz që kanë të drejtën për të kandiduar, më pas drejtësia ka punën e saj, janë njerëz që vijnë për të kandiduar dhe kanë shumë vlera, të gjithë e dimë që kandidatët e inkriminuar është pjesë e Rilindjes”, tha Xhixho.
Diskutime rreth kësaj post