Nga Erjon Braçe
VETEM 8 VITE PAS KRIMIT ME 26 TE VRARE!!
Lexojeni kete liste;
Sali Berisha-i pa hetuar, i pa gjykuar, i lire;
Shkelzen Berisha-i pa hetuar, i pa gjykuar, i lire;
Fatmir Mediu- i hetuar, i pa gjykuar, i lire;
Mihal Delijorgji- i hetuar, i gjykuar, i denuar, i lire, ne proces shperblimi;
Dritan Minxholli- i hetuar, i gjykuar, i denuar, i lire;
Ylli Pinari- i hetuar, i gjykuar, i denuar, i lire;
Luan Hoxha- i hetuar, i gjykuar, i denuar, ne azil-i lire;
Nje seri ushtarakesh nen te, duke filluar me
Shpetim Spahiun dhe Zija Bahjen- te hetuar, te gjykuar, te denuar, te lire ose me vendim te pezualluar.
Ka dhe emra te tjere qe figurojne neper dokumenta te pa hetuar fare.
Ashtu sic ka nje krim te rende te lidhur me ngjarjen por te pa hetuar kurre sic duhet, VRASJA E DESHMITARIT KYC KOSTA TREBICKA.
Gjykatesit qe i vune vulen si “aksident teknologjik” krimit shteteror te Gerdecit, kualifikim qe perjashtoi “rrethanat renduese”, me pasoje denime qesharake dhe lirimin e shpejte te gjithkujt:
Gjykata e Larte:
Tom Ndreca, Admir Thanza, Shkëlzen Selimi, Medi Bici dhe Ardian Nuni;
Gjykata e Apelit:
Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri.
Gjyakata e Tiranes;
Ridvan Hado, Shefkije Demiri dhe Fatmira Hajdari.
Mbaini mend keto emra, kerkoni per ta; ju rezulton se jane edhe here te tjera ne procese politike apo te lidhur me politiken e Sali Berishes dhe gjithnje propozime per te qeverisur drejtesine!!
Per te gjithe kritiket e djeshem;
E kuptoni se cdo pushtet, sado legjitim te jete, pa drejtesine e pavarur, te ndershme te drejte e te barabarteb per te gjithe, nuk ka asnje vlere?
Kete thashe dje, kete kam thene edhe me heret e kete do vijoj te them.
Diskutime rreth kësaj post