Kryeqytete e qytete të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës renditen në listën e vendeve të më të mira europiane për investime nga eficienca e kostos, ndërsa Shqipëria mungon, në një publikim të fundit të Financial Times, “Qytetet dhe rajonet e të ardhmes, 2016”.
Për të dytin vend radhazi, Shkupi është renditur i pari në listën e 10 qyteteve të vogla europiane të të ardhmes 2016/2017 për nga eficienca e kostos. Kryeqyteti i Maqedonisë është i gjashti dhe në listën e qyteteve të vogla europiane për nga stategjia e investimeve të huaja direkte. Stip, një tjetër qytet i Maqedonisë është gjithashtu i pari në kategorinë e eficiencës së kostos për investimet e huaja direkte, por në kategorinë e qyteteve mikro europiane. Drejtori i Zonave të Lira, Viktor Mizo ka pohuar se Shkupi dhe Stip janë cilësuar për shkak të zonave të lira, që kanë një total prej 16 kompanish dhe 4,100 punonjës. 13 kompani janë vendosur në Bunardzik disa prej të cilave kanë filluar aktivitetin tashmë dhe të tjera janë në fazë realizimi investimi, ndërsa në zonën e lirë në Stip ka tre kompani, tha Mizo. Sipas tij, vitin e kaluar, eksportet nga të gjitha zonat e lira ekonomike arritën 1.5 miliardë euro, me një rritje prej 28% në raport me një vit më parë.
Për të realizuar renditen e investimeve të huaja direke, Financial Times mbledh të dhëna nga 481 zona në shtetet europiane (294 qytete, 148 rajone dhe 39 kompani partnere lokale) në pesë kategori: potenciali ekonomik, mjedisi i punës, eficienca e kostos, infrastruktura dhe klima e favorshme e biznesit.
Krahas Maqedonisë, në renditje ka dhe qytete të tjera nga rajoni. Beogradi është i teti në listën e 10 qyteteve të mëdha europiane për nga eficienca e kostos. Sremska Mitrovica, Sombor, Vranje, Zajecar, Vojvodina janë të tjera qytete e rajone të Serbisë në listën e Financial Times.
Zagrebi është i 9-ti në top listën e vendeve të Europës Juglindore (i pari është Stambolli). Ivanec dhe Jastrebarsko janë gjithashtu në listë nga Kroacia.
Edhe nga Bosnjë Hercegovina pwrfshihen disa qytete, si Sarajeva, që është e gjashta në listën e 10 qyteteve të mesme europiane për nga eficienca e kostos. Qytet tjetër në listë nga Bosnja është dhe Prijedor.
Pse mungojnë qytete nga Shqipëria
Rajoni renditet përgjithësisht në kategorinë e qyteteve europiane të të ardhmes 2016/2017 për nga eficienca e kostos, ndërsa nga Shqipëria sërish nuk ka asnjë qytet apo rajon në renditjen e Financial Times të këtij viti, ashtu siç nuk kishte as vitin e mëparshëm. Treguesi i eficiencës së kostos merr parasysh elementë të tillë si paga mesatare e punonjësve të kualifikuar dhe të pakualifikuar, qiraja për zyra sipas standardeve të ndryshme, paga minimale, kosto e hapjes së biznesit, kosto e regjistrimit të pasurisë, kosto e lejeve të ndërtimit, çmimet e naftës, kosto e energjisë, tatim fitimi, TVSH, normën totale të taksave në % të fitimit dhe të ardhurat për frymë të vendit, të matura sipas fuqisë blerëse.
Ndërsa, Shqipëria është konkurruese në pagë dhe në qira ajo është tepër jo konkurruese në çmimet e naftës, qw janw mw tw lartat nw rajon dhe sidomos në normën e taksave në përqindje ndaj fitimit, që sipas raportit Doing Business të Bankës Botërore është 36.5%, më i larti në rajon, së bashku me Serbinë. Gjithsesi, ky i fundit e amortizon përmes subvencioneve që u jep kompanive të huaja, si për vende pune të hapura, ashtu dhe mjediseve (ndërtesë, apo tokë). Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së dhe tatim fitimit, (20% dhe 15% pwrkatwsisht) së bashku me Serbinë, si dhe të kontributit të sigurimeve shoqërore të paguar nga punëdhënësi.
TABELA | Niveli krahasues i normave të taksave në rajon | |||||
Shqipëria | Maqedonia | Mali i Zi | Serbia | Kosova | Bosnja dhe Hercegovina | |
Kontributet e sigurimeve shoqërore | 15% | 5.50% | 17.90% | 5% | 10.50% | |
Taksa mbi korporatat | 15% | 10% | 9% | 15% | 10% | 10% |
Kontributi sigurimeve shëndetësore | 1.70% | 3.80% | ||||
Taksa e transferimit të pronësisë | 2% | 3% | 2.50% | |||
Taksa e pasurisë | 280 lek | 8000MKD | 0.1-1% | 0.40% | 0.15-1% | |
Taksat e bashkisë | 180,000 lek | 0.10% | ||||
Taksa e ndikimit në infrastrukturë | 2% | |||||
Kontributi i sigurimeve i paguar nga punonjësi | 11.20% | 27% | 24% | 19.90% | 5% | 31% |
TVSH | 20% | 18% | 19% | 20% | 16% | 17% |
Niveli total i taksës (% ndaj fitimit) | 36.50% | 12.90% | 21.60% | 39.70% | 15.20% | 23.30% |
Raporti “Të bësh Biznes 2016″ |
Kryeson Londra
Kryefjala e investimeve në renditjen totale të 25 qyteteve më të mira për investime të huaja nga Financial Times janë programet dhe teknologjia e informacionit.
Në renditje kryeson Londra, që e mban këtë pozicion që nga viti 2006. Programet dhe shërbimet e IT kryesojnë në investime të huaja, duke përbërë 40% të tyre.
I dyti është Parisi, një qytet ku mbizotëron inovacioni dhe që ka numrin m ëtë madh të patentave se në çdo rajon të analizuar dhe ka 9 universitete që renditen mes 500 më të mirave, më i larti nga gjithë shtetet e tjera europiane.
Dublini është i treti, gjithashtu dhe ai një qendër inovacioni dhe po merr investime në teknologjinë e informacionit.
Më pas janë qytetet gjermane që tërheqin, me Frankfurtin dhe Munihun përkatësisht në vend të katërt e të pestë.
Diskutime rreth kësaj post