Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka aktualisht në proces kontrolli dosjet e 13 prokurorëve që janë të parët që po i nënshtrohen këtij procesi, pasi kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Lajmi raportohet nga ‘Ora News’ e cila thotë se prej disa ditësh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur nga puna për kontrollin e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Aktualisht në filtër po kalohen dosjet e perzgjedhura me short të 13 prokurorëve të cilët janë kandidatë për KLP dhe KED.
Në Prokurorinë e Përgjithshme janë përzgjedhur për tu kontrolluar nga tre dosje për kreun e akuzës Adriatik Llalla, për anëtarin e KED Rovena Gashi si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kosta Beluri, Anila Leka, dhe Arben Dollapi.
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procesit të vettingut po i nënshtrohen Besnik Muçi, Gentian Osmani dhe Gentian Trenova.
Ndërsa tek Prokuroria e Tiranës po kalojnë në këtë proces kontrolli Dritan Rreshka, Antoneta Sevdari, Shpëtim Kurti, Arben Nela dhe Adriatik Cama.
Gjyqtarët dhe prokurorët që kandidojnë për KLP dhe KLGj janë të parët që do t’i nënshtrohen konrollit dhe me pas në filtër do të kalojnë të 800 gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht pjesë e sistemit të drejtësisë.
Me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë. Televizioni “Ora News” publikon edhe emrat nën Vetting:
PROKURORIA E PËRGJITHSHME
Adriatik LLalla
Rovena Gashi
Kosta Beluri
Anila Leka
Arben Dollapi
PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA
Besnik Muçi
Gentian Osmani
Gentian Trenova
PROKURORIA E TIRANËS
Dritan Rreshka
Antoneta Sevdari
Shpëtim Kurti
Arben Nela
Atriatik Cama
Diskutime rreth kësaj post