Franca dhe Italia kanë bërë të ditur donacionet e tyre për Shqipërinë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Franca ka dhuruar 100 milionë euro, një shifër mjaft e lartë, ndërsa edhe Italia është një nga donatorët e mëdhenj për Shqipërinë, duke dhuruar 65 milionë euro.
Shifra mjaft të larta që do të bëjnë të mundur rindërtimin e ndërtesave në zonat e ndërtuara.
“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës.
Ndërsa ministri i jashtëm Italian është shprehur se ndihmat për Shqipërinë do të vazhdojnë edhe më shumë se 65 milionë eurot e dhuruara.
“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar. Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. Japim 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.
Kjo është lista e donacioneve deri në këto momente:
100 milionë euro nga buxheti i BE-së
100 milionë euro Franca
65 milionë euro italia
15 milionë euro KE
11 milionë euro Gjermania
5.6 milionë Suedia
3 milionë euro Holanda
2.7 milionë euro Danimarka
2.5 milionë euro dhe ndërtimi i 200 shtëpive nga Greqia
2 milionë euro Danimarka
1 milionë paund Britania
1 milionë euro Kroacia
1 milionë euro Austria
300 mijë euro Slovenia
300 mijë euro Finlanda
250 mijë euro Slovakia
150 mijë euro Luksenburgu
100 mijë euro Bullgaria /newsbomb
Diskutime rreth kësaj post