Lëvizja Socialiste për Integrim ka përfunduar mbledhjen e kryesisë ku mësohet se është diskutuar për listën e deputetëve për zgjedhjet e 18 qershorit.
Mësohet se rreth 90 për qind e listës aktuale të deputetëve do të rikonfirmohet.
Mësohet se Petrit Vasili do të jetë i pari në listën e Fierit. Shezai Rrokaj do të kandidojë për deputet në Vlorë e do të jetë i pari në listë, ndërsa pas tij do të jetë ministri aktual i Transporteve, Sokol Dervishaj.
Monika Kryemadhi do të kandidojë në Elbasan, pas saj do të jetë Edmond Haxhinasto.
Në Gjirokastër është konfirmuar Vangjel Tavo, Ediola Braha, Gjergji Petro.
Gjithashtu Nasip Naço do të jetë i pari i listës së Beratit. Në listën deputetëve do të jetë edhe Ylli Manjani.që do kandidojë në Tiranë.
Në Dibër i pari i listës do të jetë deputeti aktual, Përparim Spahiu.
Ende pa u mbyllur kanë mbetur lista e deputetëve të Tiranë dhe të Kukësit.
Para mbledhjes së kryesisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Petrit Vasilin dhe Luan Ramën.
Emrat e deritanishëm të Listës së Deputetëve:
Në Tiranë
Luan Rama
Endrit Brahimllari
Ylli Manjani
Klajda Gjosha
Në Berat
Nasip Naço
Silva Caka
Në Vlorë
Shezai Rrokaj
Sokol Dervishaj
Në Fier
Petrit Vasili
Në Elbasan
Monika Kryemadhi
Edmond Haxhinasto
Në Durrës
Lefter Koka
Në Korçë
Edmond Panariti
Në Shkodër
Dritan Ylli
Agron Çela
Në Dibër
Përparim Spahiu
Në Gjirokastër
Vangjel Tavo,
Ediola Braha,
Entela Brahimi,
Gjergji Petro
Freskida Cako
Në Kukës
Silvi Beçaj
Në Lezhë
Viktor Tushaj
Diskutime rreth kësaj post