Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana komentoi procesin zgjedhor për kreun e ri të partisë, i parashikuar për më 13 qershor. Ndërsa foli për numrin e anëtarësisë, Gjana sqaroi edhe arsyet pse nuk vihen në dispozicion lista e anëtarësisë së PD.
Komenti i Gjanës:
“Kryesorja është çështje ligjore. Ne provuam një patronazhim të pushtetit, nuk bën sens të kalojmë në patronizhistë të partive. Ne kemi një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili nuk e lejon publikimin e listave të personave fizikë për disa nga të dhënat personale që konsiderohen të dhëna konfidenciale sensitive. Kush janë këto të dhëna? Një listë që tregon përkatësinë etnike, përkatësinë racore, tregon pjesëmarrjen në sindikata, tregon përkatësinë fetare të personave, janë të ndaluara të bëhen publike pa u lejuar nga personi fizik. Nëse ne botojmë një listë, do të thotë kemi botuar një listë të përkatësisë politike të një grupi njerëzish. Nuk e kemi këtë të drejtë. Është e ndaluar ligjërisht. Pra, të dhënat e anëtarësisë në një parti politike, nuk mund të publikohen. Konsiderohet një prej të dhënave sensitive të personave.” -tha Gjana ndërsa theksoi se ndryshe nga listat e partive, listat e votuesve nuk tregojnë përkatësi të tilla.
Diskutime rreth kësaj post