Nga Bledi Mane
Jane tre modele te bashkeqeverisjes me Ilir Meten.
I pari me Fatos Nanon, kur Meta i iku jo vetem nga qeveria por edhe partia.
Nano e shtyu me paterica deri ne korrik te 2005 dhe dha shpirt, humbi ne zgjedhjet kombetare.
I dyti me Sali Berishen, kur Meta iu veteofroua ne qeverisje, bashkejetuan te qete deri ne prillin e 2013 dhe pasi lësëisti ia la ne dere kopilin, Berisha me paterica e shtyu deri ne qershor te atij viti dhe humbi thelle zgjedhjet kombetare.
I treti me Edi Ramen,kur Meta sforcerisht pranoi paktin politik dhe si asnjehere me pare nje qeverisje me dy koka, kurre nuk u tregua as e dashuruar dhe as besnike.
Rama me Meten kane 45 muaj qe flene bashke, por Iliri e tradheton duke i ikur naten nga krevati dhe rri ne dritare duke ia shkelur syrin komshiut perballe.
Rama e fton ne krevat se do ftohet duke ndenjur ne dritare por Meta si ato grate kapricoze nuk do t’ia dije dhe xhelozohet keq kur gjen here pas here ne krevatin bashkeshortor edhe Shpetim Idrizin.
Edi Rama tipik si meshkujt e pergjithshem te ketij vendi ia ben te qarte qe Idrizin e do thjesht per seks ndersa Meten si bashkeshort ndaj Meta ia ngre nervat duke i ikur edhe nga shtepia, por behet pishman dhe rikthehet.
Kjo marredhenie e grisur dhe e grisur tashme nuk vlen me dhe nese Rama ndjehet Zot shtepie dhe familjeje duhet te marre guximin e nje bashkeshorti qe nuk toleron me flirtet kapricoze te bashkejetuesit.
Eshte koha te dale nga spitali, te hedhe tutje patericen, ta ule kemben e djathte ne toke e te filloje te eci si pacient kurajoz. Le ta prishe koalicionin prej silikoni, te kerkoje votebesim ne parlament e nese i ka votat le te qeverise deri ne qershor.
Ne te kundert nese deshton, le te shkoje ne zgjedhje parlamentare te parakohshme e te testoje veten dhe partine.
Bashkeqeverisja shkoi per mut, vettingun deri tani e ka zene barku, opozita ende nuk noton dot e vetme duke kerkuar kamardare shpetimi, nderkombetaret u lodhen, Rusia po pret pas deres se Ballkanit, elektorati ua piu lengun dallavereve politike me fillim dhe fund te mesuar permendesh, socialistet te punojne e te mbledhin bythen dhe mendjen, koalicion me Meten nuk ka më se askush nuk duron edhe 4 vjet te tjera tradhetite bashkeshortore.
Ilir Meta le te rrije ne dritare gjithe naten duke ia shkelur syrin Lul Bashes por kurre nuk do kete as kurajon dhe as suksesin e fitores me te djathten.
Edi Rama te çohet nga krevati e te mos degjoje thashethemet, komshive e te zbrese poshte ne lagje te punoje, te pastroje, te rregulloje edhe i vetem ambientin.
Le ta lere Meten ne ate shtepi ku bashkejetuan 4 vjet se bashku e te gjeje nje banese tjeter ku te filloje jete te re.
Fundja Rama ia ka marre doren duke bashkejetuar ne realitet me shume gra: Matilda, Dalina, Rudina, Linda
Edhe Meta ia ka marre dore duke bashkejetuar me shume burra: Nano, Berisha, Basha, Rama…
Me gra pjell femije, me burra vetem belaja te pjell!
Diskutime rreth kësaj post