Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mësohet se po inspekton të gjitha dosjet e tri viteve të fundit dhe ka nisur hetimet në lidhje me lirimin nga qelitë të të dënuarve që paraqesin rrezikshmëri të lartë.
Ky hetim po bëhet për të parë nëse ka shkelje të kryera nga punonjësit e edukimit apo të sektorit juridik, që mund të kenë favorizuar të dënuarit për të përfituar lirinë me kusht ndërsa pjesë e këtij hetimi mësohet të zyrtarët në rast se do të konstatohen shkelje do kallëzohen penalisht në Prokurori.
Më firmën e kreut të Burgjeve, Agim Ismaili, urdhri u është shpërndarë të gjitha IEVP në vend dhe prej dhjetë ditësh, dhe për rrjedhojë ka nisur hetimi i dosjeve.
Për pjesën më të madhe të të dënuarve, punonjësit e burgjeve i kanë vlerësuar për sjellje shumë të mirë, edhe të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe është pikërisht kjo indicia për të vendosur nën hetim edhe vendimet e tyre.
Theksojmë se kohët e fundit çështja e lirimit nga institucionet e vuajtjes së dënimit janë bërë masive si dhe një nga çështjet më të debatuara ditët e fundit.
Vetëm së fundmi janë liruar nga qelitë dy të dënuar me burgim të përjetshëm, si Gert Gjenerali dhe Endrit Dokle.
Në vendimin për lirimin e këtij të fundit thuhet se se për të dënuarin u morën parasysh një sërë faktorësh, ku për argument përdoren disa ndryshime ligjore në Kodin Penal, që sipas palës mbrojtëse të marrë parasysh edhe nga Gjykata, krijojnë hapësira dhe komplikime që rëndojnë mbi të pandehurin.
Diskutime rreth kësaj post