Pas publikimit të lajmit se është liruar nga burgu ish-kreu i bandës së Durrësit, Endrit Dokle, ka ardhur reagimi i parë nga PD-ja. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shkruan se në vitin e shtatë të qeverisjes së rilindjes ka vetëm të dënuar që lirohen nga burgu, ndërsa thekson se rendi dhe siguria publike sot është e degraduar.
Reagimi i Salianjit:
Lirohet dhe Indrit Dokle, në vitin 7 të qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup te strukturuar kriminal të ndeshkuar dhe burgosur, nuk ka asnjë te ndeshkuar per korrupsion, por ka dhjetra të denuar me burgim të perjetshem për vrasje, pengmarrje, prostitucion, torturra qe lirohen nga qelitë!
Rendi dhe siguria publike sot ësht e degraduar dhe qytetarët janë ne ankth permanent për sigurine e jetës dhe pronës! Kur kriminelet promovohen dhe ndeshkohen te pamundurit krimi merr krahë, ditet e para të vitit kanë qënë të mbushura me vrasje, djegje makinash, gjobvenie, kercenime!
Duhet shkulur me thelem ky model qeverisje!
Diskutime rreth kësaj post