Liqeni i Ohrit po zhduket
Liqeni më i vjetër në Europë është në rrezik për t’u zhdukur. Restorantet moderne, plazhet e improvizuara, shtëpitë buzë bregut të tij po e shkatërrojnë Liqenin e Ohrit, shkruan The Independent. I njohur si Liqeni më i vjetër në Europë, shkruan Independent, Liqeni i Ohrit në Maqedoni që është nën mbrojtjen e UNESCO’s, ka rreth 350 specie të cilat nuk gjenden askund tjetër në botë.
E përditshmja birtanike, i ka kushtuar Liqenit të Ohrit një artikull të gjatë. Eko-sistemi i ndjeshëm është mbrojtur deri tani falë aktiviteteve të njeriut.
Por kryetari i Ohrit, Nikola Bakraceski, ka bërë të ditur një plan “të hidhur” për Ohrin. 75 hektarë do të bëhen pjesë e një projekti për ndërtimi e shtëpive luksoze. Edhe ndryshime të tjera që planifikohen rreth Ohrit, do të mund të jenë fatale për liqenin.
Profesori nga Universiteti Giessen në Gjermani, dr. Crhistian Albrecht, thotë për Neë Scientist se Liqeni i Ohrit është një vend i shenjtë për të gjithë biologët në mbarë botën.
“Liqeni nuk është aq i njohur sa disa nga liqenet më të njohura në botë, si Bajkali për shembull, por po përballet me kriza të mëdha biodiversiteti. Jam shumë i shqetësuar për të ardhmen dhe për specie e tij. Planet që janë bërë të njohura tashmë për ndërtime rreth tij, do të jenë fatale për ekosistemin e liqenit”, thotë ai.
Diskutime rreth kësaj post