Ylli i futbollit Lionel Messi, ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me PSG-në pas dy sezonesh, argjentinasi do të shkojë për të pushtuar MLS, si pjesë e Inter Miami.
Messi do të luajë jashtë Evropës për herë të parë në jetën e tij dhe është shumë e rëndësishme për të që të përshtatet me kushtet e reja pa asnjë shpërqendrim.
Në këtë sfond, ylli argjentinas mund të largohet përkohësisht nga kombëtarja e Argjentinës.
Sipas The Mirror, Messi ka diskutuar tashmë opsionin e një largimi të përkohshëm nga kombëtarja me trajnerin e skuadrës Lionel Scaloni dhe për këtë të fundit ka qenë një surprizë.
Vendimi duhet të miratohet edhe nga federata, por pritet që kërkesa e Leos të plotësohet.
Supozohet se Messi nuk do të luajë për kombëtaren e Argjentinës për një vit.
Diskutime rreth kësaj post