Kombëtarja e Argjentinës mposhti 2-0 Meksikën, por kjo ndodhi në mesin e pjesës së dytë të lojës nga një goditje e drejtuar mirë nga këmba e majtë e Lionel Messit, i cili i dha avantazhin ekipit.
Për Lionel Messin, ishte goli i tetë në kampionatet botërore, duke barazuar legjendën Diego Armando Maradonën.
Argjentina ka vuajtur jo pak për të marrë 3 pikët e para në Kupën e Botës.
Ekipi i Scalonit zhvilloi një ndeshje të dobët në pjesën e parë ndaj Meksikës, teksa duhet të vinte minuta e 64′ kur Messi te realizonte me një goditje të bukur brenda zonës.
3 minuta nga fundi Fernandes dyfishoi shifrat duke realizuar golin e qetësisë dhe të fitores 2-0.
Kjo fitore e ngjit Argjentinën në vendin e 2 me 3 pikë, ndërsa Polonia mban kreun e Grupit C me 4 pikë, ndërsa grupin e mbyll Arabia Saudite me 3 pikë dhe Meksika me 1 pikë.
Ndërkohë, në ndeshjen e radhës, Argjentina luan ndaj Polonisë.
Lionel Messi, tregoi edhe një herë që sado që vitet kalojnë, mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit.
Nuk e themi ne, por shifrat.
Sulmuesi shënoi një gol sot në fitoren 2-0 të Kombëtares së Argjentinës ndaj Meksikës.
Një gol që mbart në vetvete rekorde.
Messi shkon në kuotën e 8 golave të shënuar në Kupën e Botës, duke barazuar kështu Maradonën.
Pak më mirë ka bërë Batistuta, me 10 gola.
Statistikat interesante nuk përfundojnë këtu. “Pleshti” Messi ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi për Përfaqësuesen, një seri pozitive që nuk e ka patur ndonjëherë më parë.
Diskutime rreth kësaj post