Kostandinos Kaçifas është 35-vjeçari i cili ka mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit midis Forcave RENEA në fshatin Bularat të Gjirokastrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Në këtë fshat po zhvillohej një aktivitet me rastin e festës së Greqisë e për këtë arsye 35-vjeçari kishte dalë të qëllonte me armë.
Dita kur në Bularat zhvillohej një festë e qytetarëve me origjinë greke, Kaçifas kishte parashikuar “t’i çonte një mesazh” Tsiprasit dhe Ramës.
Me të dëgjuar të shtënat policia u nis drejt qendrës së fshatit ku pa 35-vjeçarin i cili nisi të qëllonte drejt tyre me breshëri duke ju rrezikuar jetën.
35-vjeçari nuk i ishte përgjigjur thirrjes së policisë për t’u dorëzuar dhe i është kundërpërgjigjur duke shtirë me armë pasi ishte i pajisur me 3 karikatorë.
Kaçifas ishte një ekstremist grek me bindje radikale, që e kishte planifikuar sulmin ndaj policisë shqiptare këtë 28 tetor.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka plot mesazhe ku bën thirrje për rezistencë të grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan “vorio-epiriotë”.
35-vjeçari ka lindur dhe banuar në fshatin Bularat, ndërsa kohët e fundit jetonte më shumë në Athinë se në Bularat.
Diskutime rreth kësaj post