Kryeparlamentarja Lindita Nikolla është shfaqur plot emocione në ditën e saj të parë të punës së re. teksa lexonte emrat e anëtarëve të Komisioneve të ngritura, Nikolla u emocionua shumë herë dhe ngatërroi disa emra.
‘Kulmi’ i emocioneve për Nikollën mbërriti pas përplasjes me kryedemokratin Lulzim Basha. Kur ky i fundit la sallën, duke e quajtur ushtare të PS-së, Nikolla nuk po gjente më listën me emrat që i duheshin.
“Hajde më ndihmo pak, ti…o vajzë hajde moj më ndihmo, për integrimin, ma gjej pak këtu integrimin, ku është,”- u dëgjua të thoshte Nikolla.
Diskutime rreth kësaj post