Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Benediktit të XVI, duke e cilësuar ikjen e tij si një humbje të madhe për Kishën Katolike, Krishtërimin dhe qytetërimin.
Ai mbylli sytë në Vatikan, në moshën 95-vjeçare.
Postimi:
“Papa Emeritus Benedict XVI u nda nga jeta! Një humbje e madhe për Kishën Katolike, Krishtërimin dhe qytetërimin!
Mirënjohje për kontributin tetëvjeçar të Papa Benedict-it XVI në krye të Kishës Katolike, në shërbim të besimtarëve, njerëzve, dashurisë, paqes, mirëkuptimit dhe humanizmit!
Zoti i dhëntë pushim të përjetshëm dhe shkëlqimin e dritës eterne! U preftë në paqe! Amen”, shkruan Lindita Nikolla.
Diskutime rreth kësaj post