Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i është ndërprerë fjala në Kuvend, nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, pasi sipas kësaj të fundit, atij i kishte mbaruar koha e vënë në dispozicion.
Por kryedemokrati e bllokoi foltoren për të vazhduar fjalën e tij dhe hyri live nga llogaria e tij në rrjetin social, Facebook.
Pas këtij veprimi, Nikolla vendosi mbylljen e seancës, për shkak të tensionimit të situatës.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se mazhoranca ka frikë nga fjala e opozitës.
Madje, teksa deputetët socialiste po largoheshin nga salla, kryedemokrati përdori ironi duke thënë; “A e morët Rozetën me vete?”, duke iu referuar ngjarjes ku sanitarja grabiti mijëra euro nga banesa e zyrtares, Alda Klosi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post