Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer as ditën e sotme batutat kundrejt opozitës.I pranishëm në zonën e Rrajcës në Prrenjas në prezantimin e projektit për furnizimin me ujë të zonave përreth, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka kursyer ironinë në drejtim të kryebashkiakes së LSI-së Miranda Rira.
Kjo e fundit nuk ishte e pranishme në takimin e Ramës për fshatrat turistikë, pasi vetëm dy ditë më parë është bërë nënë.
Rama e uroi për lindjen e fëmijës dhe tha se pas 30 Qershorit, që është edhe data e zgjedhjeve lokale, do ketë akoma më shumë kohë për të qëndruar me beben.
Ai u shpreh:Jam i keqardhur për mungesën e kreytares së Bashkisë. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës. Kam besim dhe bindje që do t’i krijojmë mundësinë Mirandës që të fokusohet më shumë të bebja pas 30 qershorit”.
Rira, ish-deputete e LSI-së u bë nënë për herë të dytë në datë 27 Mars.
Video:
Diskutime rreth kësaj post