Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin ditën e djeshme. 8 nëntor, kur një foshnjë e sapolindur u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati. Foshnja u gjet nga një banor i pallatit i cili dëgjoi të qarat dhe më pas lajmëroi ambulancën e policinë.
Disa orës pas ngjarjes, policia arriti të gjente nënën e foshnjës dhe ta shoqëronte në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ka dyshime se 30-vjeçarja, Egljanta Isufi, ka lindur në bodrum dhe më pas e ka braktisur foshnjën.
Në dëshminë e saj, fillimisht ka mohuar që të jetë ajo nëna e foshnjës. Ajo gjithashtu ka mohuar të ketë qenë në dijeni të ngjarjes. Verifikimi i telefonave celular të nënë e bijë më pas ka vërtetuar dyshimet e efektivëve.
30-vjeçarja nga Pogradeci rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur bebin ka qenë për shkak se nuk ka dashur të merret vesh nga familjarët e saj por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.
Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, por ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.
Njoftimi i policisë ditën e djeshme
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje.
Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”
Diskutime rreth kësaj post