Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama në një intervistë të dhënë për “Ilva Now”, u pyet në lidhje me qëndrimin e bashkëshortit të saj ndaj mendimit ndryshe dhe a e toleron ai atë, si në familje ashtu edhe në parti.
Linda zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes me pyetje duke mos dhënë një përgjigje të prerë.
Pjesë nga biseda:
Ilva Tare: Po ky debat që ju përshkruani në familje e shohin në parti? E toleron Rama mendimin ndryshe?
Linda Rama: Përse ju duhen ju këto? Përse i doni ju gazetarët debatet?
Ilva Tare: Jo vetëm gazetarët, por edhe opinion publik…
Linda Rama: Po përse i duhet opinionit publik? Çfarë mendoni se i mungon Partisë Socialiste?
Ilva Tare: Jo zërat ndryshe….debatet…
Linda Rama: Pse i doni, për çfarë duhen?
Ilva Tare: Mendojnë se i bëjnë mirë demokracisë së brendshme të partive, cilado qoftë ajo.
Linda Rama: Mendoni se nuk ka demokraci? E mendoni të kundërtën që mund të ketë demokraci, por konsumohet dhe…
Ilva Tare: Po ngaqë nuk është e zëshme.
Linda Rama: Po përse e doni të zëshme?
Ilva Tare: Mbase sepse ka pasur zëra kundër, kanë pasur opinione kundër dhe ata nuk janë më pjesë e Partisë Socialiste.
Diskutime rreth kësaj post