Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka zgjedhur gjithnjë që të ketë një profil jo dhe aq aktiv në publik.
Por këtë të hënë, ajo është rishfaqur në daljen e saj të parë publike për këtë vit. Me një fustan të gjatë të zi, dhe rreth të kuq në kokë, Linda ëshë shfaqur, kështu, e veshur kuqezi në aktivitetin e zhvilluar për “Vitin e Skënderbeut”.
Ajo është fotografuar krah bashkëshortit të saj në aktivitetin para Kryeministrisë. Por një tjetër detaj që bie në sy, është se gruaja e shefit të qeverisë si duket ka zgjedhur që 2018-a të sjellë një ndryshim edhe në pamjen e saj të jashtme.
Siç duket edhe nga fotografitë, Linda Rama ka prerë flokët, por si gjithnjë e kuruar në detaje dhe duke u kujdesur të ruajë imazhin e saj në publik.
Diskutime rreth kësaj post